Përdori thonjtë e gjatë për të sulmuar, Cardi B akuzohet për dhunë fizike ndaj rojes së sigurisë

Përdori thonjtë e gjatë për të sulmuar, Cardi B akuzohet për dhunë fizike ndaj rojes së sigurisë

18:19, 04/04/2024

Dokumentet e reja gjyqësore të një viktime sulmi të dyshuar, pretendojnë se reperja e famshme Cardi B e ka sulmuar atë në një ndërtesë të zyrës mjekësore. Emani Ellis është ajo që detajon në dokumentet e reja gjyqësore pas një përplasjeje të dhunshme më 24 shkurt 2018.

Mes akuzave për sherr fizik, Emani Ellis pretendon gjithashtu se Cardi B ka përdorur statusin e saj të famshëm për ta shkarkuar nga puna. Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë mjekësore në Beverly Hills.

Konflikti ndodhi teksa Cardi B po dilte nga ndërtesa dhe Ellis iu afrua duke u goditur në kokë, fytyrë dhe trup nga reperja e njohur. Dokumentet e gjykatës konfirmojnë se Cardi B përdori thonjtë e saj të gjatë për të lënë shenja në fytyrën e Ellisit që në fund kishte nevojë për një operacion plastik.

Por aspekti më i egër ishte ajo që ndodhi pas takimit. Sipas dokumenteve të gjykatës, Cardi B përdori statusin e saj për të pushuar Ellis nga puna e saj si roje në atë ndërtesë.

E gjithë kjo e pengoi Ellisin të kthehej për të vazhduar punën e saj. Gjithashtu, Ellis akuzon Cardi B dhe ekipin e saj ligjor se kanë bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të vonuar gjyqin.

Kur ndodhi incidenti, Cardi B ishte shtatzënë me vajzën e saj Kulture dhe pretendon se këto veprime ishin për vetëmbrojtje. Data e gjykimit është caktuar për 31 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco