Çiljeta rrëfen historinë e saj me Alban Hoxhën: 'Në fillim e kemi nisur si shokë'

Çiljeta rrëfen historinë e saj me Alban Hoxhën: 'Në fillim e kemi nisur si shokë'

09:09, 04/04/2024

Çiljeta Xhilaga tregoi si rrallëherë mbi raportin e saj me portierin Alban Hoxha. Gjatë qëndrimit e saj në “Ferma VIP”, këngëtarja u shpreh se Albanin e ka njohur në një prej koncerteve të saj:

"Jemi njohur rastësisht në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ai, jepja dhe unë. E kishte dhënë ky intervistën i pari dhe pastaj erdhi bashkë me gazetaren aty ku këndoja unë. Kjo gazetarja ma prezantoi, por unë nuk merrja vesh fare nga sporti. Pasi këndova unë, më kërkoi të bënim foto me ato sytë që i ndriçonin. Nxori telefonin për të bërë foto, por iu fik në atë moment. Unë për ta nxjerë nga sikleti i thashë që s'ka gjë se e bëjmë me telefonin tim. Bëmë foton dhe ikëm te një lokal tjetër, po s'e kisha mendjen fare sepse isha në një situatë tjetër në jetën time, isha në pritje të gjërave të mia, kisha Fernandon e vogël", tregoi Çiljeta, duke shtuar se ishte ende me babin e Fernandos.

Image

Më pas, ajo shtoi se postoi një foto me të dhe këtu nisi kontakti i parë:

"Pas një jave doja të postoja një foto në Instagram, po Instagrami sa kishte dalë atëherë. Nuk kisha ndonjë vrull të madh postimesh. Gjej foton me Albanin, po e kisha harruar fare. Më pëlqeu vetja te foto, kisha dalë bukur dhe thashë po e postoj. Rregullova veten dhe atë. I hoqa ca rrudha. Por nuk i mbaja mend emrin, mbiemrin Albanit. Futem te faqja e gazetares që ta gjeja dhe e zbulova: Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe kombëtares. E postova foton dhe i bëra tag duke shkruar "Follow të gjithë këtë çunin king të Kombëtares”.

Më tej, theksoi se pavarësisht diferencës së moshës, Albani është i pjekur dhe e ka bërë të mos e ndiejë dallimin:

“Unë e kisha për t'i dhënë suport, asgjë më shumë se ai ishte më i vogël dhe më dukej çunak. Madje, moshën e kam pas problem në fillim, por ai ngaqë ka një lloj autoriteti, qëndrimi shumë serioz, edhe fakti që kishte një fëmijë, të jep idenë se duket më i pjekur prandaj nuk e kam ndjerë diferencën", u shpreh Çiljeta.

Image

Dashuria e tyre nisi si miq që donin të bënin djemtë shokë e më tej, Çiljeta e pa me sy tjetër, kur e pa për herë të parë në portë:

"I kishte plas Instagrami atij me folloë. Më shkruan ky:” O Çili, o zemra po më shpërthen Instagram-i”. Kështu filluam të flisnim, thamë t'i bëjmë çunat shokë. Madje takimin e parë e kemi bërë në një lokal për fëmijë, ku çoja Fernandon që luante. Në fillim kemi nisur bisedë si si shokë, duke qarë hallet e jetës".

"Kur më mori me vete në ndeshjen e parë, aty e pashë me sy më ndryshe. M’u duk i gjatë, me shpatulla të gjera dhe e pashë me sy tjetër. Kështu, ngadalë nisi historia jonë. U bëmë 8 vite tani", tregoi këngëtarja, por shtoi se patën edhe një shkëputje të thellë pas 4 vitesh dhe për një muaj nuk kanë pasur kontakt, por ia dolën ta hidhnin pas.

Këngëtarja jeton me partnerin e saj, futbollistin Alban Hoxha, dhe i është përkushtuar rritjes së dy fëmijëve, djalit të saj, Fernandos, dhe djalit të Albanit. Beko, djali i Albanit, erdhi në jetë në 2014-n dhe 16 ditë pas lindjes, nëna e tij, Dori, ndërroi jetë si pasojë e një hemoragjie celebrale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco