Egla skualifikohet nga loja, ja si e komentuan banorët largimin e saj

Egla skualifikohet nga loja, ja si e komentuan banorët largimin e saj

21:39, 02/04/2024

Heidi: Ishte luftarake dhe shumë e fortë

Romeo: Egla ishte dhe është unike. Mendoja që ka qenë lojtarja më e fortë në shtëpi. Ishte e fortë dhe speciale. Një zonjë grua e lezetshme, lojtare që nuk e ka parë asnjë Big Brother.

Juli: Më vjen keq për sakrificën e saj në shtëpi, 80 ditë nuk jan pak. Ishte një nga personazhet më të forta, vajza më e veçantë në llojin e vet, megjithatë rregullat janë rregulla. Ka pasur arsye pse ka shkuar te ajo situatë. Banorët e kanë kuptuar pikën e saj të dobët dhe aty e goditën më shumë

Roza: Ndërkohë që po fliste Juli po përzgjidhja fjalët. Kemi pasur përplasje të forta bashkë, javën e fundit të saj pati sjellje njerëzore dhe kur më vinte nga mbrapa Françeska që më përndiqte e ka çuditur Eglën. U mundua të largonte Françeskën nga unë. Lojtare e fortë dhe lojtare e egër. Të çmontonte nga çdo mendim i keq që kishe për të.

Ori: Egla e fitoi terrenin dhe u bë e qënësishme në çdo prime. Ajo ishte sa e ftohtë dhe luftarake dhe me fantazi. Nuk mendoj që Vëllai i Madh u nxitua, iu tërhoq vëmendja vazhdimisht. Nuk ia kemi futur kot kur ia kemi tërhequr veshin për çdo gjë. Ata mund të luajnë si të duan, por me provokime denigruese, unë nuk e përqafoj

Arbër: Vendimi i Vëllait të Madh mu duk i drejtë, më duket vendimi më i drejtë që është marrë për shkak që është ridiskutuar për të shkuar te kjo situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco