Fitoi Big Brother 3, Jetmir Salaj rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Fitoi Big Brother 3, Jetmir Salaj rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

10:05, 03/03/2024

Nga fitues i Big Brother 3 në banor i Big Brothër VIP 3.

Jetmir Salaj është riktheyr që të jetë sërish një konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kohët e fundit, kjo lojë ka rrëshqitur nga binarët. Jo me atë që bëja unë. Unë kam qenë 25 vjeç, tani jam 40. Kjo revolta ime e brendshme më bëri që të vijë. Ta vëmë në shina këtë lojë. Të mos mallkojmë e të shajmë. Mendoj se kjo rezonanca e ‘Big Brother’-it është përtej oqeanit. Diaspora ndjek gjithçka që ndodh në këtë vend. Kjo më bëri të vijë këtu dhe ta fitoj këtë lojë.

Jetmiri nuk ka qenë fans i Luizit dhe nuk është fans i Romeos. Jetmiri është fans i së vërtetës. Unë s’kam qenë fans i Luizit, por kam bashkëvuajtu me Luizin për ta shpallur fitues. Unë do fitoj Big Brother-in dhe do i tregoj se fitohet pa të shara”, ishin fjalët e para të Jetmirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco