Protestuesit ndërpresin sfilatën e Victoria Beckham: 'Kafshët nuk janë veshje'

Protestuesit ndërpresin sfilatën e Victoria Beckham: 'Kafshët nuk janë veshje'

15:27, 02/03/2024

Sfilata e Victoria Beckham në Paris u ndërpre për shkak të protestuesve të grupimit PETA, të cilët u shfaqën në pasarelën e Javës së Modës në Paris me veshja dhe pankarta me shprehje të ndryshme kundër abuzimit të kafshëve.

“Kafshët nuk janë veshje” dhe “Jetë të gjatë lëkurës vegane” ishin disa nga shprehjet e grupimit, ndërsa presidenti i PETA u shpreh: “Asnjë veshje apo aksesor nuk ia vlen aq shumë sa të theret dhe të hiqet me dhunë lëkura e një kafshe të ndjeshme dhe inteligjente. Ne i bëjmë thirrje Victoria Beckham që në vend të kësaj, t’u drejtohet risive ekologjike dhe miqësore ndaj kafshëve, të cilat disponohen sot, të tilla si: lëkura e cilësisë së lartë, e krijuar nga mollët, rrushi, ananasi, kërpudhat etj”, duke inkurajuar kështu përdorimin e lëkurës vegane.

Image
 
Sfilata prezantoi veshje të reja, pallto të gjata, geta transparente në ngjyrë të bardhë dhe pantallona me bel të lartë.

Image

Ndërkohë, Victoria u paraqit në fund të sfilatës, e veshur me të zeza nga koka te këmbët dhe me paterica, për shkak se ka pësuar një incident në palestër.

Image

 

Ajo u mbështet nga familjarët e saj, të cilët u shfaqën në radhën e saj dhe dizajnerja e modës shkëmbeu një moment romantik me të shoqin, David Beckham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco