Dramë në familjen Cyrus, nëna e Miley romancë me ish-in e vajzës së vogël

Dramë në familjen Cyrus, nëna e Miley romancë me ish-in e vajzës së vogël

17:01, 28/02/2024

Dramë në familjen Cyrus. Nëna e Miley-t përflitet se ka nisur një romancë me ish të dashurin e vajzës së saj Noah, Dominic Purcell. 56-vjeçarja e bëri publike romancën e saj me ish-yllin e “Prison Break” në nëntor 2022, dhe vetëm disa javë më vonë u martuan në një ceremoni private në oborrin e shtëpisë së Miley-t në Malibu.

Vajza më e vogël e Tish-it mungonte në ceremoni, madje u tha se Miley kishte vendosur roje të armatosura jashtë shtëpisë së saj atë ditë si një masë paraprake për të mbajtur jashtë banesës së saj të motrën. Një burim i tha US Weekly se arsyeja që Noah mungoi sepse më parë ka qenë ajo e lidhur me aktorin e njohur.

Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy në fillim të këtij muaji, Tish zbuloi se ajo i kishte bërë “follow” Dominic pasi i kishte dhënë fund martesës së saj 28-vjeçare me ish-burrin Billy Ray Cyrus, dhe i dërgoi atij një DM në Instagram. I njëjti burim tha se atë kohë Noah po dilte me Dominic, madje Tish ishte në dijeni.

“Trazirat midis Noah dhe Tish shkojnë përtej asaj që mendojnë njerëzit. Noah është shumë e shqetësuar për faktin se Tish i ka vjedhur Dominic-un,”- tha burimi.

Por deri tani, asnjë nga palët e përfshira në grindje nuk ka bërë një koment të qartë për të sqaruar dramën e tyre familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco