'Duket sikur ka veshur batanije', fansat kritikojnë fustanin e Margot Robbie në paraqitjen e saj tek SAG Awards

'Duket sikur ka veshur batanije', fansat kritikojnë fustanin e Margot Robbie në paraqitjen e saj tek SAG Awards

21:22, 26/02/2024

Aktorja e njohur Margot Robbie tërboi fansat e saj teksa mori pjesë në ndarjen e çmimeve të ‘Screen Actors Guild’ me një fustan mahnitës të frymëzuar nga roli i saj tek ‘Barbie’. Aktorja australiane mbërriti në ‘Shrine Auditorium’ në Los Anxhelos e veshur me një fustan të zi ‘Schiaparelli’ me pëlhurë rozë që mbështillej rreth shpatullave dhe belit të saj dhe shtrihej deri në tokë. Shumë nga fansat e saj komentuan në rrjetet sociale për të kritikuar dizajnin unik pasi sipas tyre fustani nuk i përshtatej Margot.

“Pse vazhdojnë t’ja bëjnë këtë asaj?” pyeti një fans, ndërsa një person i dytë shtoi: Ajo nuk duket rehat.

"Nuk mund ta besoj se po e them këtë, por kjo është ndoshta pamja më e keqe që kam parë ndonjëherë tek Margot” shkroi një tjetër. Ndërkohë shumë prej tyre ishin të mendimit se Margot dukej sikur kishte mbështjellë një batanije rreth fustanit.

Image

Margot u nominua për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol kryesor për interpretimin e saj në ‘Barbie’, por humbi pasi çmimin e mori Lily Gladstone e filmit ‘Killers of the Flower Moon’. Fustani i Margot ‘Schiaparelli Couture’ rozë dhe e zezë ishte një mini fustan i zi pa rripa me detaje rozë përgjatë belit dhe shpatullave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco