Rihanna shtatzënë për herë të tretë?

Rihanna shtatzënë për herë të tretë?

13:27, 24/02/2024

Fansat e Rihanna-s mendojnë se ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të bëhen prindër sërish. Rihanna dhe A$AP tashmë kanë dy fëmijë, RZA dhe Riot që erdhën në jetë në 2022 dhe 2023.

Çifti i famshëm është parë teksa po largoheshin nga aeroporti privat i Milano Linate. Rihanna shtatzënë për herë të tretë?

Rihanna, A$AP, fëmijët e tyre dhe shoqja e saj e ngushtë Melissa Forde bënë një udhëtim për të festuar ditëlindjen e 36-të të yllit të popit. Mbi kokën e saj RiRi mbante një kurorë ku shkruhej “Vajza e ditëlindjes”.

Image

Nëna e dy fëmijëve kishte veshur diçka të lirshme që mbulohej nga një xhaketë gri që mblidhej në pjesën e mesit. Dukej sikur Rihanna po përpiqej të largonte vëmendjen nga stomaku i saj.

Kohët e fundit, thashethemet se Rihanna është shtatzënë kanë filluar të qarkullojnë në platformën X.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco