Duhet ta marrësh parasysh këshillën e Duas për zgjedhjen e fustanit perfekt

Duhet ta marrësh parasysh këshillën e Duas për zgjedhjen e fustanit perfekt

18:41, 21/02/2024

Dua Lipa ka vetëm një sekret pas përzgjedhjes së fustaneve në dalje publike: Të jetë i rehatshëm. Besojmë se të njëjtën gjë duhet të bësh edhe ti.

Image

Në një intervistë për Vogue, këngëtarja me famë botërore foli për bashkëpunimin me Valentino për dy fustanet që veshi në Bafta. I pari ishte një fustan i kuq klasik me një pelerinë-shall të hedhur që e bënte tepër elegante.

Dhe i dyti, për të festuar pas ceremonisë, një fustan i zi me rripa dhe detaje puplash.

Image

“Doja të isha e lirë dhe rehat pas fustanit të kuq. Kur fola me Valentino-n doja vetëm të kisha mundësinë të kërceja. Doja të isha rehat dhe ashtu ndodhi”, tha Dua për veshjet e saj shumë të komentuara.

Për bizhuteritë bashkëpunimi me Tiffany & Co. ishte po ashtu i suksesshëm dhe i përfolur për vlerën e lartë që kishin.

Image

Eventi i radhës do jetë “Brit Awards 2024”, që do të festohet në 2 mars dhe po, jemi kuriozë se ç’do veshë Dua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco