Graciano pas largimit: Jul Deda po luan një lojë të rafinueshme, e shoh fitues të këtij edicioni

Graciano pas largimit: Jul Deda po luan një lojë të rafinueshme, e shoh fitues të këtij edicioni

17:40, 21/02/2024

Balerini Graciano Tagani është eliminuar mbrëmjen e së martës nga spektakli Big Brother VIP Albania 3.

Ai rezultoi më pak i votuari në një televotin të fortë, ku të nominuar ishin edhe: Roza Lati, Metiton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Ilnisa Agolli dhe Egla Ceno.

Përgjatë qëndrimit në BBVA, Graciano u bë pjesë e shumë debateve dhe dinamikave të ndryshme në shtëpi, ku ndër to u veçua hapja e kutisë së pandorës, ku ai mori hak ndaj kundërshtarit të tij, Romeos, duke e çuar në një televotim me të dashurën e tij, Heidi Baci, dhe mikun e ngushtë, Elvis Murtajn.

E pyetur mbrëmjen e djeshme nga opinionisti i programit,  Arbër Hajdari, se cilin nga konkurrentët aty shikonte si fitues të BBV, Tagni u shpreh se padiskutim Jul Deda merton ta fitojë këtë edicion të tretë të formatit.

 

Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?

Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë.

Arbri: Juli domethënë?

Graciano: Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara.

https://www.tiktok.com/@arberhajdarifanpage/video/7337837089922256133?is_from_webapp=1&sender_device=pc

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco