Bashkëshortja e Sergio Ramos shpërthen ndaj kolegëve gazetarë: Po shkruani gënjeshtra për krizën time familjare

Bashkëshortja e Sergio Ramos shpërthen ndaj kolegëve gazetarë: Po shkruani gënjeshtra për krizën time familjare

12:26, 21/02/2024

Pilar Rubio është 45 vjeçe, pas saj ka një karrierë të gjatë televizive.

Prezantuesja spanjolle ka qenë prej muajsh lajm nëpër media për problemet e saj martesore me Sergio Ramos, futbollistin me të cilin ndërtoi një familje të madhe (katër fëmijë).

E lodhur nga spekulimet për jetën e saj të dashurisë, Pilar Rubio vendosi t’ia besonte të vërteta e saj “Harper’s Bazar”, me synimin për t’i mohuar thashethemet:

“Thashethemet vijnë nga kolegët e mi, të cilët i konsideroj kolegë dhe mendoj se edhe ata duhet të më konsiderojnë kështu për atë që unë bëj. Jemi kolegë (…) Hej, nuk mund të flisni për mua si një personazh i çuditshëm që nuk e njihni… A më keni pyetur për të vërtetën time ndonjëherë? Jo”.

“Burri është shtylla kryesore e jetës sime. Ai është mbështetja ime, është babai i fëmijëve të mi. Kemi një familje shumë të bukur, plot dashuri, – vijon Pilar Rubio. – Nëse nuk flemë çdo ditë në të njëjtën shtëpi nuk do të thotë se po kalojnë një periudhë krize. Çfarë mendoni ju, se duhet të jemi bashkë gjithë ditën? Jam e habitur, kjo që bëni është retrograde dhe seksiste”.

Thashethemet për krizën e martesës së tyre nuk janë të vërteta: “Ato janë gënjeshtra, plotësisht. Unë insistoj, plotësisht. Ata insistojnë se jemi në krizë, ne gjithashtu insistojmë se jemi mirë. Për mua është sikur të flisnin për një person tjetër apo një çift tjetër. Do të më lëndonte nëse një ditë do të gënjenin dhe do të thonin se jam tregtare armësh. Pjesa tjetër? Nuk më intereson”.

Ja si e balancon punën dhe familjen: “Nëse jam në Seville dhe më duhet të shkoj në Madrid ose Los Angeles, thjesht marr një aeroplan. Unë menaxhoj veten, jam e pavarur dhe kjo më bën të lumtur e të sigurt. Jetoj aty ku duhet. Nëse më duhet të shkoj në Arabi apo Kinë për të jetuar, nuk më intereson.

Unë kam provuar tashmë fluturimet e natës dhe pas gjashtë orësh do të jem në Madrid. Për mua nuk ka kufij. Për momentin jam me fëmijët dhe burrin, kudo që duhet të jetoj, gjë që është më e rëndësishmja.

Më është dashur të heq dorë nga gjumi në shtëpi shumë herë, sepse nuk jetoj në Madrid, ndërsa puna ime është në Madrid. Jam mirë, por do të doja të flija në shtëpi me familjen time çdo ditë. Gjithashtu besoj se si grua është e nevojshme të vazhdoj të punoj. As mëmësia dhe as partneri nuk më detyrojnë të bëj asgjë, thjesht duhet të shprehem duke punuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco