Banorja e BBVip2 u zbulon ndjekësve projektin e ri, ata i gjejnë të dashurin

Banorja e BBVip2 u zbulon ndjekësve projektin e ri, ata i gjejnë të dashurin

15:47, 19/02/2024

Mikela Pupa është gati për të nisur një projekt të ri. Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo u ka treguar se do duhet vetëm një javë që ta shohim të vijë ndryshe.

Nuk bëhet fjalë për radio apo biznes. “Do më shihni në një format krej ndryshe nga çfarë jeni mësuar të më shihni”, thotë Mikela.

Image

Përjashtim bëjnë edhe intervistat sepse ish-banorja e Big Brother VIP vjen në një tjetër rol.

Kjo dalje televizive që po ju thoja nuk do jetë në një intervistë por këtë herë do të jem në rolin e gazetares. Siç s’më keni parë asnjëherë deri më tani.

Image

Dhe duke qenë se ndjekësve nuk u pritej, Mikela postoi edhe një foto duke zbuluar më në fund se për çfarë projekti bëhet fjalë. Veshja që ajo mban nuk ka nevojë për një shpjegim pasi kollarja portokalli me këmishën e zezë tregon se do të jetë pjesë e programit “Piranjat”.

“Dhe 1 javë dhe jemi në transmetim”, shkruan Mikela. Për ju që nuk e dini, Pupa ka përfunduar studimet e larta për Gazetari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco