Rooney Mara në pritje të fëmijës së dytë me Joaquin Phoenix!

Rooney Mara në pritje të fëmijës së dytë me Joaquin Phoenix!

15:32, 19/02/2024

Aktorja e njohur Rooney Mara është në pritje të fëmijës së saj të dytë me aktorin Joaquin Phoenix.

Mara u shfaq së fundmi me një fustan të gjatë të zi në premierën e filmit “La Cocina” në Festivalin e Filmit në Berlin, ku barku i saj ishte i dukshëm.

Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix janë prindër të një djali, River, i cili ka lindur në vitin 2020. Ata janë fejuar që nga viti 2019 dhe janë takuar në vitin 2013 në xhirimet e filmit “Her”.

Image

Emrin River djalit ia vendosën në ndër të vëllait të madhe të Phoenix, i cili vdiq në moshën 23-vjeçare në tetor 1993 nga një mbidozë droge.

Në një intervistë të vitit 2021 me “The Sunday Times”, Phoenix tha se ai "shpresonte" që djali i tij të ndiqte hapat e tij duke u bërë vegan, por shtoi: "Unë nuk do t'i imponoj besimin tim fëmijës tim. Nuk mendoj se është drejtë”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco