Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me shtatzëninë e saj

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me shtatzëninë e saj

14:19, 30/11/2023

Kourtney Kardashian e ka mërzitur të ëmën, Kris Jenner, e cila tregoi hatërmbetjen në episodin e radhës të "The Kardashians".

Jenner nuk u përfshi në planin e Kourt për të bërë publik lajmin e shtatzënisë. Kris s’ishte fare e lumtur kur vajza e saj i tregoi botës se ishte në pritje të ëmbël, pasi e mbajti të fshehtë dhe nga familja. 

Image
 
Khloé tregoi se Kris e mësoi nga lajmet se Kourt ishte shtatzënë. “Ajo e zbuloi nga lajmet, mami im. S’ishte e lumtur, normalisht”, tha Khloé.

Nga ana tjetër, Kris u shpreh: “U zgjova, hapa sytë dhe para meje – e kisha lënë televizorin ndezur një natë më parë – pashë Kourtney-n duke mbajtur një pankartë.

Mendova se ishte një rreng dhe më pas kuptova që po shikoja ABC News”.

Ajo vijoi se e dinte që Kourt ishte shtatzënë, por jo që do ta bënte lajmin publik.

Image

Kourt, në fakt, u tregoi motrave dhe të ëmës për shtatzënëinë, megjithëse Kris pretendonte që të ishte në dijeni të momentit kur e bija do e ndante lajmin me të gjithë në koncertin e të shoqit, Travis Barker.

“Ajo harroi që kishte një familje. Këtë të bën truri i shtatzënisë. Është e çuditshme se si ndodh”, i tha Khloé-Kris në bisedën e tyre.
 
Nga ana tjetër, Kourt tha se nuk e ftoi familjen në koncertin ku i tha botës dhe Travis se është shtatzënë, pasi mendoi se ato nuk do të shkonin. “Nuk ka të bëjë me ju. Ishte mënyra se si ne do t’ia tregonim botës, asgjë më shumë”, u justifikua Kourtney.

Para se të sillte në jetë bebushin Rocky, Ylli i “The Kardashians” njoftoi është në pritje të ëmbël në koncertin e Barker, në Los Angeles. Ndërkohë që bateristi performonte në skenë, Kourt ngriti një pankartë në të cilën shkruhej: “Travis, jam shtatzënë”.

Image
 
Kourt është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick.

Edhe Barker ka fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco