Karim Adeyemi i dedikon golin Loredanës, ja si festoi në nder të saj

Karim Adeyemi i dedikon golin Loredanës, ja si festoi në nder të saj

22:04, 29/11/2023

Mes kritikave të vazhdueshme për formën jo të mirë që ka kaluar nga fillimi i këtij sezoni, më në fund Karim Adeyemi është rikthyer te goli.

Borussia Dortmund kaloi në fazën eliminatore të ‘Ligës së Kampionëve’ me një fitore 3-1 ndaj Milan.

Marco Reus kaloi Dortmundin në avantazh nga pika e bardhë. Edhe pse Samuel Chukwueze barazoi në fund të pjesës së parë, golat e Jamie Bynoe-Gittens dhe Karim Adeyemi u dhanë vizitorëve fitoren e nevojshme për të rezervuar vendin e tyre në 16-shen e fundit.

Adeyemi erdhi nga stoli dhe dyfishoi rezultatin e Borussia Dortmund në minutën e 69-të. Dhe për të festuar ai zgjodhi të bënte shkronjën “L” me gisha, duke ia dedikuar golin pikërisht të dashurës së tij, Loredana.

Kjo e fundit ka qenë po ashtu objekt ‘sulmi’ i mediave gjermane duke u fajësuar për formën e dobët të futbollistit. Si Karimi, si Loredana kanë ndarë në mediat sociale foto nga festimi, duke ui përgjigjur kritikave në këtë formë.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco