Taylor dhe Travis hedhin hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre!

Taylor dhe Travis hedhin hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre!

21:07, 29/11/2023

Taylor Swift dhe Travis Kelce janë çifti më i përfolur momentalisht.

Dyshja kanë vetëm tre muaj së bashku dhe duket se po ecin me hapa seriozë që në fillim. Sipas “Daily Mail” Kelce ka blerë së fundmi një pronë luksoze duke menduar edhe për të dashurën e tij të famshme.

Shtëpia me gjashtë dhoma gjumi, gjashtë banjo përfshin një pishinë dhe xhakuzi të stilit të Beverly Hills, një garazh me gjashtë makina, fushë tenisi me ndriçim dhe një fushë golfi në miniaturë që shtrihet mbi tre hektarë tokë.

Pas përfundimit të koncertit të saj në Amerikën e Jugut, Taylor nuk humbi kohë duke u rikthyer në shtëpinë e Kelces ku po shijojnë momentet e tyre private së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco