Taika Waititi tregon se si po ndihet në Kosovë: Jam i nderuar që po vizitoj atdheun e gruas sime

Taika Waititi tregon se si po ndihet në Kosovë: Jam i nderuar që po vizitoj atdheun e gruas sime

16:07, 27/11/2023

Rita Ora ka mbërritur dje në Kosovë dhe ka sjellë për herë të parë në tokën e saj edhe partnerin. Ajo dhe Taika Waititi u mirëpritën nga kryeministri Albin Kurti dhe regjisori i famshëm ndau ndjesitë e tij të para për Kosovën.

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë”, -tha Waititi, i cili është me origjinë nga Zelanda e Re.

Rita Ora dhe Taika Wititi u takuan për herë të parë në vitin 2018, në një barbecue që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A. Mirëpo, vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të dilnin bashkë. Rita i propozoi gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që u mbajt në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco