Butrint Imeri dhe Era Istrefi befasojnë fansat me një bashkëpunim

Butrint Imeri dhe Era Istrefi befasojnë fansat me një bashkëpunim

16:23, 24/11/2023

Dyshja që nuk e kishim menduar më parë për bashkëpunime, mesa duket ka zgjedhur të na surprizojë.

Këngëtari shumë i dashur për publikun Butrint Imeri dhe këngëtarja Era Istrefi, janë bërë bashkë për herë të parë, për një projekt të ri muzikor.

Kënga titullohet “Lonely”, dhe është publikuar ditën e sotme.

Një këngë dashurie, ku dy të rinj janë ndarë dhe po kërkojnë një fajtor. Kujt ja dedikojnë vallë këto fjalë Butrinti dhe Era?

Kënga e fundit e këngëtarit është “Moj Dashni”, e shkruar nga vetë ai. Era Istrefi ka publikuar për herë të fundit këngën “Ta Du”.

Këngëtarja ka bashkëpunuar me mikun e ngushtë të Butrintit, Don Xhonin vitin e kaluar, ku kanë sjellë këngën “ Hala”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco