Ëndrrat bëhen realitet! Alketa Vejsiu shfaqet në kopertinën e 'Forbes'

Ëndrrat bëhen realitet! Alketa Vejsiu shfaqet në kopertinën e 'Forbes'

16:10, 24/11/2023

Moderatorja e njohur dhe biznesmenia e suksesshme Alketa Vejsiu ka dalë në kopertinën e revistës prestigjioze “Forbes” në Mbretërinë e Bashkuar. Një arritje e madhe kjo për Vejsiun, e cila falë arritjeve të saj tashmë ka arritur të tërheq edhe vëmendjen ndërkombëtare.

Padyshim për këtë gjë moderatorja është mëse e lumtur, gjë të cilën zgjodhi ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, duke e cilësuar si një ëndërr të bërë realitet.

 “Jam vërtetë e lumtur që jam në Forbes UK (artikullin mund ta lexoni ne Link Ne Bio)! Personazhet në galeri i përkasin botës së madhe, arritjeve të mëdha, impakteve të jashtëzakonshme që mund të kenë në botë përmes zërit, dhe platformave të tyre; unë në të thjeshtën time jam e kënaqur dhe krenare që jam shqiptare, mund të jemi vend i vogël por ëndrrat i kemi patur gjithmonë të mëdha. Jam ndjerë gjithmonë  “një qytetare e botës” dhe me krenari kam treguar gjithmonë pasaportën ????????”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Kujtojmë që pjesë e kopertinave të revistës “Forbes” janë emrat më të njohur dhe suksesshëm në mbarë botën, si Elon Musk, Kim Kardashian, Hailey Bieber, Kylie Jenner, Jeff Bezos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco