Ëndrra e Alketa Vejsiut bëhet realitet, shfaqet në kopertinën e revistës Forbes

Ëndrra e Alketa Vejsiut bëhet realitet, shfaqet në kopertinën e revistës Forbes

23:00, 23/11/2023
Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një lajm të bukur. Ëndrra e saj tashmë është bërë realitet. Prezantuesja dhe sipërmarrësja ka dalë në kopertinën e revistës Forbes në Britani të Madhe. Ndërsa publikon fotot e kopertinës, prezantuesja shprehet se është shumë e lumtur që iu kushtua një artikull në këtë revistë, si shqiptare më shumë sesa si Alketa Vejsiu.

“Jam vertete e lumtur qe jam ne Forbes UK dhe qe me kane kushtuar nje artikull, jam e lumtur si Shqiptare me shume sesa si Alketa Vejsiu! Ndaj me ju entuziasmin qe nuk mund ta fsheh, duke shpresuar qe do kem force dhe energji t’ju frymezoj e te jem nje model i mire! Personazhet ne galeri i perkasin botes se madhe, arritjeve te medha, impakteve te jashtezakonshme qe mund te kene ne bote permes zerit, dhe platformave te tyre; une jam e kenaqur dhe krenare qe jam Shqiptare dhe ne te thjeshten time jam aty???????? Do vazhdoj te numeroj yje me shume se dollare, ndaj gezimi me i madh eshte qe jam ne kete reviste si njeri qe ndikoj e frymezoj, jo si njeri vleren e te cilit a percaktojne zerot qe ka ne Banke! Faleminderit per mbeshtetjen tuaj te perhershme!”, shkruan Alketa Vjesiu në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco