Ylli i 'Sopranos' dhe 'Goodfellas', Suzanne Shepherd ndërron jetë në moshën 89-vjeçare

Ylli i 'Sopranos' dhe 'Goodfellas', Suzanne Shepherd ndërron jetë në moshën 89-vjeçare

23:35, 19/11/2023

Suzanne Shepherd, aktorja e njohur që luajti në "The Sopranos" dhe "Goodfellas", ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Shepherd, e lindur më 31 tetor 1934, ishte gjithashtu një regjisore teatri dhe trajnere aktrimi që fitoi famë nga portretizimi i tezes Tweedy në filmin e vitit 1988 "Mystic Pizza", shkruajnë mediat e huaja.

Suzanne Shepherd vazhdoi të luajë nënën e Karen Hill në "Goodfellas", si dhe nënën e Carmela, Mary DeAngelis, në "The Sopranos". Ajo gjithashtu luajti si Miss Pratt në filmin e vitit 1997 "Lolita". Më tej, aktorja e njohur u shfaq në "Law & Order", "Laë & Order: Special Victims Unit" dhe së fundmi në dramën e policëve të CBS "Blue Bloods".

Shepherd ishte gruaja e parë që dha mësim në programin e aktrimit të Sanford Meisner, i cili u diferencua nga metoda e aktrimit gjatë mesit të shekullit të 20-të. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco