Luizi ia merr këngës: O moj Serbi murin ta prisha se mu më thonë Sali Berisha!

21:52, 21/03/2023

Konkurrenti i Big Brother VIP, artisti Luiz Ejlli, vijon të jetë njeriu më i klikuar në hapësirën shqipfolëse. 

Çdo deklaratë, batutë dhe lojë e tij brenda shtëpisë përbën lajm dhe reagimet janë pafund. 

Po ashtu, artisti shkodran përsërit vazhdimisht afeksionin që ka për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha. 

Por Luizi ka shfaqur edhe anën e tij patriotike. 

Pak ditë më parë ai mori një mesazh nga familja Jashari, Prekaz. Me të lexuar këtë mesazh, këngëtari është entuziazmuar tej mase dhe ka falënderuar nga emra familjen heroike. 

Gjithashtu, moment emocionues ka qenë edhe interpretimi i një tjetër këngë patriotike, të Fatmira Breçanit, që i kushtohet liderit të PD, Sali Berisha dhe "Heroit të Demokracisë", Azem Hajdari. 

"O moj Serbi murin ta prisha se mu më thonë Sali Berisha", dëgjohet Luizi duke kënduar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco