Dramat mes Selena-s, Kylie-t dhe Hailey-t, interneti nuk po ndalet së reaguari

Dramat mes Selena-s, Kylie-t dhe Hailey-t, interneti nuk po ndalet së reaguari

15:21, 28/02/2023

Selena Gomez, Kylie Jenner dhe Hailey Bieber janë përfshirë në një vorbull drame dhe ndonëse ato mund të kenë dalë nga vorbulla, interneti ka ngecur atje dhe po e shijon këtë moment.

Një përmbledhje e vogël: Gjithçka nisi me një video të Selena-s e cila tregoi vetullat, më pas Kylie dhe Hailey postuan një foto ku dukeshin vetullat e tyre. Më pas, Sel komentoi në një video të vjetër, ku Hailey tallej me Taylor Swift. Selena komentoi: “Më vjen keq, shoqja ime është dhe vazhdon të jetë një nga më të mirat”, më pas mbylli TikTok-un, për ta rihapur sërish.

Kylie reagoi duke thënë se nuk e kishte parë fare videon e Selena-s dhe se e gjitha ishte rastësi, por interneti nuk e besoi aspak dhe vendosi të merrte masa, duke i bërë unfollow asaj dhe Hailey-t.

Tanimë, në TikTok e kudo, njerëzit po postojnë pa fund për dramën e momentit dhe këto janë disa nga reagimet, të cilat variojnë që nga mendimet e momentit, deri në gërmimet tek e shkuara:

Disa mendojnë se ajo e ka përndjekur gjatë gjithë jetës:

Fansat e Selena-s po pushtojnë #fyp e TikTok-ut tonë:

Ja dhe një tjetër këndvështrim:

Unfollow Kylie-t dhe Hailye-t; follow Selena-s:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco