Hysaj e thotë hapur: Duam të fitojmë Ligën e Konferencës

Hysaj e thotë hapur: Duam të fitojmë Ligën e Konferencës

15:26, 15/02/2023

Lazio përballet me CFR Cluj këtë të enjte, në kuadër të fazës me eliminim direkt në Ligën e Konferencës.

Në prag të kësaj sfide, Elseid Hysaj ka qenë në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Sarri për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.

Ku dëshiron të arrijë Lazio me Ligën e Konferencës?

“Ne duam ta fitojmë atë, ne mund ta bëjmë dhe të gjithë lojtarët duan një trofe shtesë në vitrinën e tyre.”

Si po shkon këtë vit?

“Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund.”

Çfarë ndeshje prisni?

“Ne kemi parë disa video se si ata luajnë. Kanë diku te 3 ose 4 lojtarë që bëjnë diferencën. Ne nuk duhet t’i lejmë hapësira.”

Ju mungon diçka si skuadër?

“Ne jemi një skuadër e madhe dhe një grup i madh. Mentaliteti ynë duhet të përmirësohet, ne luajmë çdo tre ditë dhe gjithmonë na duhet të rigjejmë energjitë tona fizike dhe mendore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco