Kiara nuk është e 'zonja' në shprehjen e ndjenjave dhe arsyen ia ka rrëfyer Luizit

Kiara nuk është e 'zonja' në shprehjen e ndjenjave dhe arsyen ia ka rrëfyer Luizit

09:45, 15/02/2023

Historia e dashurisë së Kiara Titos dhe Luiz Ejllit në “Big Brother Vip” ka pasur shumë ulje-ngritje deri tani, mirëpo pas kaq shumë ditësh duket se dyshja tani janë më të afërt se kurrë më njëri-tjetrin.

Ka qenë gjithmonë Luizi ai që ka bërë më shumë të themi ose është shprehur më shumë për atë që ndjen për Kiarën, ndërsa moderatorja është treguar më e tërhequr. Por ditën e sotme ajo ka vendosur t’ja shpjegojë Luizit pse ka vepruar kështu.

“Ti ndoshta pyet veten pse kjo nuk m’i shpreh ndjenjat, pse kjo nuk ma shpreh pëlqimin që ka. Por, thjesht e kam ngaqë kam shumë gjëra për të të thënë dhe nga dashuria që kam për ty nuk arrij të të them asnjë fjalë. Veçse të të puth dhe përqafoj,”-u shpreh Kiara.

Nga ana tjetër ashtu siç Luizi vetë e kishte paralajmëruar, supriza e tij për Kiarën në Shën Valentin-in tyre të parë, është vërtet diçka e veçantë. Tani nuk ka më dyshime që bëhet fjalë për një këngë dedikuar saj, një pjesë të së cilës mund ta dëgjoni që tani. Në kanalin zyrtar të “Top Channel” në Youtube është publikuar kënga e Luiz Ejllit, e titulluar “Me ty”. Kënga, madje, shoqërohet edhe me një videoklip që përfshin momentet më të bukura të çiftit në “Big Brother Vip.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco