Lajm tragjik, vdes reperi Sin Boy, fansat nuk e besojnë lajmin

Lajm tragjik, vdes reperi Sin Boy, fansat nuk e besojnë lajmin

23:36, 14/02/2023

Ka vdekur reperi Sin Boy, i njohur si i dashuri i Rina Bales, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin pikëllues e ka bërë të ditur motra e tij në rrjetet sociale.

Reperi tash së fundi kishte pësuar një aksident të rëndë, prandaj edhe gjendja e tij thuhej se ishte mjaft serioze.

Prandaj reperi i njohur, si duket nuk ka arritur që t'i mbijetojë plagëve të marra, ku edhe është njoftuar për vdekjen e tij.

Mirëpo edhe pse motra e tij Elena  e ka shpërndarë njoftimin, fansat nuk e besojnë një gjë të tillë.

“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”, shkruhej në njoftim.

Raportimet për vdekjen e tij u thelluan edhe më tepër kur motra e reperit, Elena, ka shpërndarë po këtë postim në profilin e saj, dhe në mbishkrim ka shkruar RIP (Rest in Peace) që në shqip përkthehet në “U prefsh në paqe”.

Mirëpo lajmin nuk po e besojnë fansat e tij dhe as mediat. Të njëjtit po dyshojnë se ky ishte një trik i tij për publicitet, pasi shumë shpejt do të publikojë këngë të re.

Lajmi është shpërndarë edhe në mediat greke, që gjithashtu nuk e kanë konfirmuar vdekjen e reperit me prejardhje shqiptare.

Kujtojmë se Sin Boy është një rap-artist i suksesshëm në Kosovë, falë edhe bashkëpunimeve që i ka publikuar ndër vite me ish të dashurën e tij, Rina Balajn.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco