Dashuria e parë dhe supriza më e madhe që kanë marrë, përgjigjet e Kiarës dhe Luizit ndezin diskutim në rrjet

Dashuria e parë dhe supriza më e madhe që kanë marrë, përgjigjet e Kiarës dhe Luizit ndezin diskutim në rrjet

13:12, 14/02/2023

Një “detyrë” e dhënë nga “Vëllai i Madh” për banorët ka sjellë shumë diskutime. “Zarfi i dashurisë” i sjellë në shtëpi shkruante se banorët do të bëheshin çifte së bashku për të folur rreth dashurisë dhe eksperiencat e tyre.

Kështu çifti Kiara-Luiz, e zhvilluan lojën respektivisht me Oltën dhe me Dea Mishel, por përgjigjet e tyre po komentohen gjatë në rrjet.

Luizi ka preferuar të mos tregojë në detaje rreth eksperiencave të tija të kaluara, ndërsa Kiara bëri të kundërtën.

Si e përshkrujanë Kiara dhe Luizi dashurinë e tyre të parë?

Luizi: Kam qenë 12 vjeç, jam dashuruar me Parashqevi Simakun, rrija në gjunjë para televizorit. Ka qenë super dashuri. Puthjen e parë, kam qenë 14 vjeç.

Kiara: Dashuria e parë ka qenë një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar. Kam qenë hera e parë që kam përjetuar fluturat në stomak dhe ka qenë një person që unë realisht e fantazoja, qoftë për pamje, qoftë për karrierën, qoftë për atë transmetonte si karakter. E plotësonte fantazinë time. Rashë shumë në dashuri. Në periudhën e ndarjes, kam përjetuar një periudhë shumë të keqe. Thoja, “nuk dua të dua dikë tjetër më.”

Cilat janë dhuratat/surprizat me të bukura që kanë marrë dhe bërë Kiara dhe Luizi?

Luizi: Dhurata më e bukur që kam bërë është varësja që i kam dhënë Kiarës, që 13 vjet nuk e kam hequr kurrë. Dhurata më e bukur që më kanë bërë është ajo që më ka bërë “Vëllai i Madh” që më ka futur këtu me Kiarën.

Kiara: Supriza më e madhe dhe më e bukur ka qenë në marrëdhënien që kam patur, për të cilën po flisnim. Ka qenë në distancë dhe më ka surprizuar në ditën e ditëlindjes, ka ardhur nga larg me makinë. Erdhi në një moment që nuk e prisja fare, ka qenë shumë e bukur. Zemra vendit. Supriza që kam bërë unë, nuk po më vjen në mendja momentalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco