Gruaja ia blen Ronaldos një 'Rolls Royce' për Krishtlindje

Gruaja ia blen Ronaldos një 'Rolls Royce' për Krishtlindje

11:57, 27/12/2022

Cristiano Ronaldos iu shtua edhe një veturë në koleksionin e tij.

Edhe atë hiç më pak se një “Rolls Royce”.

Befasia për CR7 erdhi për Krishtlindje nga e dashura e tij Georgina Rodriguez.

Videoja e prezantuar nga bukuroshja latine, u bë virale teksa Ronaldo u shfaq tejet i befasuar.

Ai njihet si merakli i veturave pasi në garazhin e tij tashmë janë parkuar edhe Bentley, Ferrari dhe Bugatti.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Ronaldo e kishte një vit të vështirë në fushën e blertë, ndërsa u nda me Manchester Unitedin në muajin e kaluar pasi i prishi punët me klubin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco