Kida dhe Dafina Zeqiri të shtunën publikojnë duetin e radhës

Kida dhe Dafina Zeqiri të shtunën publikojnë duetin e radhës

15:15, 23/12/2022

Dy artistët e njohur, Kida dhe Dafina Zeqiri prej ditësh kanë paralajmëruar një projekt të dytë muzikor.

Dyshja e këngëtareve po sjellin një bashkëpunim të ri i cili do të jetë i bashkangjitur edhe me videoklip.

Përmes imazheve të shkëputura nga klipi, Dafina dhe Kida kanë njoftuar se kënga më e re e tyre do të publikohet nesër (e shtunë) në ora 20:00.

 

Kujtojmë që ky projekt i tyre vjen pas atij të parit “Luje belin” që sollën gjatë muajve të verës dhe u prit mirë nga publiku.

Deri më tani kjo këngë ka grumbulluar mbi 18 milionë klikime në kanalin zyrtar të YouTube dhe një dueti i ri i tyre padyshim do të mirëpritet na fansat e artisteve.

 

Theksojmë që aktualisht Dafina po shijon suksesin e bashkëpunimit me Alban Skenderaj “Copa Copa” teksa Kida të atij solo “Ma lujte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco