Arbana Osmani zbulon shumën marramendëse të fustanit

Arbana Osmani zbulon shumën marramendëse të fustanit

12:22, 23/12/2022

Festivali i Këngës ka mbajtur mbrëmjen e djeshme natën e madhe të finales, me çmime, supriza dhe emocione të forta. Këngëtarja Elsa Lila është shpallur fituese me votat e jurisë, mirëpo në Eurovision do të shkojë Albina Kelmendi dhe familja e saj, pasi morën votat e publikut.

Një vëmendje të veçantë gjatë katër netëve e ka marrë dhe veshja e prezantueses së njohur Arbana Osmani. Në natën finale, ajo mbante veshur një fustan, vlera e të cilit siç ka zbuluar më vonë, ka qenë vërtet marramendëse.

Arabana ka thënë se veshja e saj nuk është mbuluar nga buxheti i Festivalit, por ka qenë i sponsorizuar. E pyetur nga aktorja Olta Dako për çmimin e fustanit të finales, prezantuesja u shpreh:

“Veshja nuk është pjesë e buxhetit, është e sponsorizuar, dhe ka kushtuar 18 mijë euro. Kjo, sepse jemi në Festival.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco