Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë për konkurrentët e ‘BBV Kosova’

Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë për konkurrentët e ‘BBV Kosova’

09:46, 06/12/2022

Si një ish-banore shumë e komentuar në një reality-show si “Big Brother Vip”, nuk mund të mungonte një koment nga këngëtarja Beatrix Ramosaj për formatin që nisi mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

Në një status në rrjetet sociale, Beatrix Ramosaj shprehet se i pëlqen atmosfera e mirë që është krijuar në shtëpi, por nuk harron të vërë në dukje se kjo “mund të mos zgjasë.” Gjithashtu ajo shpreson që banorët të japin një shembull të mirë për të gjithë jashtë.

“Po e pëlqej atmosferën e mirë në shtëpi. Të shohim sa do të zgjasë. Po shpresoj vërtet që të gjithë në atë shtëpi të japin një shembull të mirë për të gjithë jashtë. Suksese”– shkruan Beatrix.

Image

Beatrix Ramosaj kishte një eksperiencë relativisht të gjatë në “Big Brother Vip Albania” dhe shumë të komentuar. Historia e saj e dashurisë me Donald Veshajn, ka qenë ndër më të përfolurat në mediat rozë.

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” u bënë pjesë plot 14 banorë. Mes tyre ata që morën vëmendje të madhe janë ish-konkurrenti i Për’puthen Andi Artani, reperi Getinjo, aktori Edon Shileku, dhe reperi i mirënjohur Stresi. Ky i fundit ishte banori i fundit që iu bashkua shtëpisë. Ai zbuloi se nuk i kishte treguar as mamasë së tij se do të bëhej pjesë e formatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco