Transformimi i Edon Shilekut në Victoria Owns, kjo është historia e personazhit të Big Brother

Transformimi i Edon Shilekut në Victoria Owns, kjo është historia e personazhit të Big Brother

07:36, 06/12/2022

Shtëpisë më të famshme në Kosovë “Big Brother VIP Kosova” i është bashkuar edhe aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku që ndryshe preferon të njihet edhe si Victoria.

Ajo është një personazh i frymëzuar nga seriali i famshëm “Hot in Cleveland”. Victoria në këtë serial është një aktore në mesmoshë që kërkon me çdo kusht të jetë në qendër të vëmendjes, e famshme dhe e pasur.

Victoria që luhet nga Edoni, është pak a shumë Victoria e “Hot in Cleveland”, por që jeton në një realitet krejt tjetër, në Prishtinë. Edoni është aktor me profesion. Ai është duke përfunduar studimet në Fakultetin e Aktrimit në Universitetin e Prishtinës, dhe është këngëtar që eksperimenton me forma të ndryshme muzikale.

Por ma së shumti hairin ia kam pa Victorias. Ajo më ka sjellë më shumë para sesa aktrimi dhe kënga. Bile për këngë, veç kam shpenzu, se kurrë s’kam fitu”, pati thënë Edoni në Podcast Nacionale.

Edoni kishte shpjeguar gjerë e gjatë lidhjen e tij me “drags”, dhe perceptimin e publikut dhe kosovarëve në përgjithësi ndaj kulturës së “drag queens” në Prishtinë.


Victoria në fakt është një lloj mllefi prej fëmijërisë. Kam qenë i trashë e feminin, dhe konstant në shkollë më kanë gjyku. Krejt fëmijërinë time e mbaj mend tu kajtë, dhe kur kam bo për herë të parë ‘drag’, e kam pa që krejt mllefin po muj me qitë. Dragu më ndihmon me jetu si Edon. Çkado që mblidhet në mua si person, komplet shfryhna si drag. Kështu që është njëfarë terapie, si me shku te psikologu”, thotë Edoni.

Ai thotë se ngacmimet dhe paragjykimet ndaj tij ende vazhdojnë edhe sot. Por jo aq shumë ndaj Victorias.

“Ka shumë djem e burra heteroseksualë që më shkruajnë te Victoria. Edhe e dinë që jam drag, por prapë më ftojnë me dalë me mu, pastaj ka që kërkojnë me i dominu, e turli fetishi”, tregon Victoria.

“Drags definitivisht janë duke i ndihmu njerëzit në Kosovë që të flasin për seksin më lirshëm. Edhe njerëzit që s’e kanë idenë për drag ose edhe ata që i urrejnë ato, nëse veç një herë vijnë në një spektakël, kanë me kuptu sa shumë kënaqen”, thotë Victoria.

“Karizma, nervi dhe origjinaliteti, janë tri sene kryesore që unë i kam parasysh”, kishte Edoni, teksa flet për personazhin e Victorias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco