Edhe me burrë, edhe me dashnor? Habit sipërmarrësja shqiptare: Divorci nuk ndodh nga një palë e tretë

Edhe me burrë, edhe me dashnor? Habit sipërmarrësja shqiptare: Divorci nuk ndodh nga një palë e tretë

18:26, 15/09/2022

Sipërmarrësja Arba Gramo e ftuar në një emision ka habitur me deklaratat e saj. Ajo është shprehur se për të divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, por për shkaqe të tjera.

“Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë e parë, por në fakt divorci ka shkaqe të tjera”, ka thënë Gramo.

E pyetur nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, sipërmarrësja thotë se meshkujt kur kanë edhe grua edhe dashnore u duket sikur kanë trofe.

Ndër të tjera, e ftuara dha detaje nga historia e saj personale.

“Në përballje reale në marrëdhëniet e mia pas divorcit. Familjet e këtyre djemve dhe shoqëria mendonin se isha personi negativ në këtë marrëdhënie”.

E pyetur nëse është më mirë që një grua e divorcuar të gjejë të ngjashmin e saj pra një burrë të divorcuar, Arba u shpreh se nëse ndodh një divorc, thjesht ndodh.

“Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione. Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar” - rrëfeu Gramo mbi temën e emancipimit të gruas në shoqërinë shqiptare pas divorcit.

Mes të tjerave farmacistja dhe sipërmarrësja, Arba Gramo, u shpreh hapur se vetëm gratë paragjykohen në rastet e martesave të dështuara ndërsa meshkujt kanë jo vetëm mundësinë më të madhe por madje marrin edhe çmime nga shoqëria nëse mbajnë edhe martesën, edhe kanë një rresht dashnoresh.

“Bravo, djalë i zgjuar i djalë i mençur ai. Fatkeqësisht është kështu”, u shpreh Gramo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco