Zendaya na tregoi me një foto se çfarë fshihet pas shkëlqimit në tapetin e kuq

Zendaya na tregoi me një foto se çfarë fshihet pas shkëlqimit në tapetin e kuq

17:20, 15/09/2022

Ajo bëri histori të hënën në mbrëmje, pasi u bë fituesja më e re dy herë e çmimit ‘Emmy’ për ‘Aktorja më e mirë”. Dhe Zendaya është ende e emocionuar dhe në qiellin e shtatë.

Aktorja, 26 vjeçe, mori në shtëpi çmimin si “Aktorja më e mirë në një seri dramatike” për performancën e saj si adoleshentja Rue Bennett e rrënuar nga varësia ndaj lëndeve narkotike në ‘Euphoria’ të HBO. Zendaya dukej magjepsëse me një fustan të zi të Valentino ndërsa u ul në rrugë në Los Angeles, duke pranuar se i dhëmbën këmbët pas ceremonisë. Epo, nuk është aq kollaj të shkëlqesh në çdo tapet të kuq…

Krahas fotos, ajo shkroi mu humor: “Kur të dhembin këmbët, por ke shumë gjëra për të buzëqeshur. Ende shumë e lumtur, faleminderit nga thellësia e zemrës sime.” 

Ajo mbajti një fjalim emocional, i cili u ndal te dëshira e saj më e madhe për dramën ku luan, si dhe mënyrën sesi fansat e ‘Euphoria’ e kanë frymëzuar atë brenda dhe jashtë ekranit. “Dëshira ime më e madhe për Euforinë ishte që ajo të mund të ndihmonte në shërimin e njerëzve”, tha ish-ylli i Disney Channel, teksa dukej se mezi po i mbante lotët. “Dua që ju të dini se kushdo që ka dashur një Rue ose ndihet sikur është një Rue, dua që ju të dini se unë jam shumë mirënjohës për tregimet tuaja. Dhe i mbaj me vete.”

Zendaya nuk është vetëm aktorja më e re që ka fituar këtë çmim dy herë, por ajo është gjithashtu aktorja e parë me ngjyrë në histori që merr dy herë çmimin e ‘Aktores më të mirë kryesore në një seri dramatike’. Zendaya fitoi çmimin për herë të parë në 2020 për sezonin e parë të ‘Euphoria’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco