'Sa e bukur je bërë, se mos më le djalin', fjalët që vjehrra i ka thënë këngëtares shqiptare!

'Sa e bukur je bërë, se mos më le djalin', fjalët që vjehrra i ka thënë këngëtares shqiptare!

12:13, 15/09/2022

Kryefjala.com ka zbuluar se Irini Qirjako do të ishte pjesë e kastit të “Dancing with the stars”, ku mbrëmjen e djeshme ajo ka dhënë edhe një intervistë për “Goca dhe Gra”.

Gjatë intervistës ajo ka treguar se ka jetuar për rreth 3 vite me dy kunata në shtëpi dhe me vjehrrit, me të cilët kishte marrëdhënie shumë të mirë.

Irini ka treguar se ato janë kujdesur për vajzën kur ishte e vogël pasi ajo ishte në koncerte e turne. Gjithashtu nuk ka ngurruar të tregojë e fjalët e vjehrrës.

“Unë isha e re, e një ditë vjehrra më tha: Irini sa e bukur je bërë se mos më le djalin! E unë i thashë: djalin tënd nuk e le asnjëherë!”- ka treguar Irini duke shkaktuar të qeshura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco