Daniel Craig: Nuk do ta shohim më kurrë dikë si mbretëresha Elizabeth

Daniel Craig: Nuk do ta shohim më kurrë dikë si mbretëresha Elizabeth

21:43, 11/09/2022

Aktori Daniel Craig ka nderuar mbretëreshën Elizabeth II, duke thënë se nuk do të shohim më kurrë dikë si ajo.

Ylli i James Bond ka filmuar skenën e famshme me Mbretëreshën në vitin 2012 për Lojërat Olimpike të Londrës, shkruan BBC .

Craig u shfaq më pas duke vizituar Pallatin Buckingham për të ftuar Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave.

Mbretëresha e përshëndeti duke i thënë "mirëmëngjes zoti Bond", përpara se të ecnin së bashku në korridorin e pallatit, të shoqëruar nga korgistë e Madhërisë së Saj.

Duke reflektuar mbi atë xhirim me Mbretëreshën, Craig i tha BBC-së se ishte e mahnitshme.

"Ne nuk do të shohim më kurrë si ajo." "Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër," tha Craig.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco