Hera e parë bashkë , Rita Ora dhe Dua Lipa performojnë në 'Rock in Rio' në Brazil

Hera e parë bashkë , Rita Ora dhe Dua Lipa performojnë në 'Rock in Rio' në Brazil

21:02, 11/09/2022

Dy prej artisteve më të suksesshme shqiptare në botë, Rita Ora dhe Dua Lipa pritet që të bëhen bashkë në të njëjtën ngjarje muzikore për herë të parë.

Të dyja këngëtaret do të jenë ndër performueset kryesore në festivali “Rock In Rio” në Brazil që mbahet sonte (e diel).

Rita dhe Dua prej ditësh kanë njoftuar se ndodhe ne Rio de Janeiro përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Udhëtimi i Ritës drejt Brazilit vjen pas performancës madhështore në Tiranë më 6 shtator.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

Ndërkohë, pas një pushimi të shkurtër në Shqipëri dhe Spanjë, Dua ka nisur me data të reja të koncerteve në kuadër të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”.

Kujtojmë që në të kaluarën është përfolur për një raport të tensionuar në mes të këngëtareve shqiptare me renome ndërkombëtare, por të dyja nuk i kanë komentuar këto thashetheme.

Madje në konferenca të ndryshme, Rita dhe Dua janë shprehur të gatshme që në një të ardhme mund të ndodh një bashkëpunim muzikore mes tyre dhe artisteve tjera të njohura shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Mbetet të shihet nëse në festivalin e Brazilit do të ketë një kontakte me krijueseve të hiteve. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco