'Vajza më e bukur në botë', vazhdon të jetë e tillë

'Vajza më e bukur në botë', vazhdon të jetë e tillë

17:17, 11/09/2022

Një foto e një vajze gjashtëvjeçare 15 vite më parë bëri xhiron e botës dhe mediat e shpallën vajzën franceze me sy blu si vajzën më të bukur në botë.

Thylane Blondeau sot është 21 vjeç dhe është rritur si një nga femrat më të bukura në botë.

Thylane u bë modele në moshën katër vjeçare dhe në moshën dhjetë vjeçare pozoi për kopertinën e Vogue. Në atë kohë, shumë ishin të tmerruar nga fotot dhe e quajtën të gjithë historinë seksualizimin e një fëmije.

Sot Thylane është një modele e suksesshme, edhe pse prindërve të saj shumëkush u tha se po i prishnin jetën fëmijës së saj duke e lejuar që të jetonte si modele që në moshë të vogël.

Vajza e prezantueses së famshme franceze Veronica Loubry dhe futbollistit Patrick Blondeau sot ndiqet nga pothuajse 6 milionë njerëz në Instagram.

Ajo rrallëherë flet për jetën private në publik, por një vit më parë zbuloi se kishte një problem shëndetësor dhe tre gjinekologë e siguruan se dhimbja që ndjente ishte vetëm në kokë.

Në fund, ajo shkoi te mjeku i katërt.

“Doktori pa që kisha një kist 5.6 centimetra dhe po më prekte vezoret, kështu që më dërgoi për rezonancë dhe një orë më vonë më thirri dhe më tha të shkoja menjëherë në spital për një operacion urgjent", ka shkruar ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco