Kylie Jenner dhe Travis Scott ende nuk kanë zgjedhur një emër për djalin e tyre shtatë muajsh

Kylie Jenner dhe Travis Scott ende nuk kanë zgjedhur një emër për djalin e tyre shtatë muajsh

16:56, 10/09/2022

Fëmija shtatë muajsh i çiftit të njohur është ligjërisht ende Wolf Webster. Por, muaj pasi Kylie zbuloi se po e ndryshonte atë, miliarderja pranoi se ai mbetet pa emër.

Gjatë një paraqitje në “The Late Late Show” me James Corden, 25-vjeçarja tha se ajo dhe i dashuri i saj reper janë duke pritur dhe menduar, por i kanë ngushtuar opsionet.

Kylie zbuloi se pavarësisht se nuk ka ndërmend ta quajë djalin e saj Wolf, ajo ende nuk e ka ndryshuar ‘zyrtarisht dhe ligjërisht emrin’.

“Emri i tij është ende Wolf, pasaporta e tij është Wolf, por ky nuk do të jetë emri i tij. Thjesht po presim dhe po mendojmë. Ne nuk e quajmë Wolf”, tha ajo.

Duket se pengesa është i dashuri i saj Travis, 31 vjeç, i cili vazhdimisht vjen me ide ‘tjetër’ për emra dhe vazhdimisht ndryshon mendje, shkruan DailyMail.

Ajo pranoi se dyshja po anon drejt një emri (dhe tha se nuk ka lidhje me kafshët), por ylli televiziv nuk është gati të dalë publikisht – ose të vendosë përgjithmonë një të vetëm.

Përveç djalit të tyre, çifti ka edhe vajzën, Stormi Webster, katër vjeçe.

Me sa duket Kylie ka qenë duke luftuar për të marrë një vendim përfundimtar prej muajsh tashmë pasi u tërhoq nga emri Wolf.

Në prill, motra e saj më e madhe Kim tha për “Live with Kelly and Ryan”: “Ka një emër për të, por ajo me të vërtetë dëshiron të sigurohet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco