Era pjesë e koncertit Mega Fight Arena në Turqi, organizatori zbulon detajet

Era pjesë e koncertit Mega Fight Arena në Turqi, organizatori zbulon detajet

10:16, 07/09/2022

Mega Fight Arena këtë vit po mendon që të sjell emra të shumtë në koncertin e madh që do mbahet në tetor në Turki.

E, organizatori I këtij eventi të madh, Sinan Siner, ka treguar detajet, në një bisedë EKSKLUZIVE për Syri.net Kosova.

Më poshtë keni bisedën.

Gazetar: Erdonit HOXHA

Syri Kosova:  Si erdhi ideja e këtij koncerti?

Sinan Siner: Ideja më erdhi kur miku im, Burak Mararci, që është një nga luftëtarët më të mëdhenj në Turqi, përmendi këtë projekt, gjëja e parë që më erdhi  në mendje ishte emri i Era Istrefit, pasi, kënga e saj ‘BonBon’ është shumë e famshme në Turqi, por, Era s’ka qenë asnjëherë këtu, prandaj, mendova ta sjellja.

Syri Kosova: Si erdhi deri të përzgjedhja e emrave tjerë?

Sinan Siner: Emrin e Erës e kam zgjedh unë, pasi, ka kohë qe e ndjeki dhe ajo është shumë e bukur, shumë e talentuar dhe siç thash, ka kohë që kam dashur që ta sjell në Turqi. Emrat tjerë janë varësisht shijeve muzikore që kanë njerëzit këtu.

Syri Kosova:  Përse nga Kosova u zgjodh vetëm Era Istrefi?

Sinan Siner: Kosova ka shumë artistë të talentuar dhe ne kemi kulturë thuajse të njëjtë, shijet tona janë thuajse të njëjta, por, mendoj që Era është më e veçanta nga to.

Syri Kosova: Na thuaj, sa u pagua Era për këtë koncert?

Sinan Siner: (Qesh) Këtë gjë fatkeqësisht nuk mund ta themi, e vetmja gjë që mund të them është se e ka marrë një shifër mjaft të lartë.

Syri Kosova: Po ndonjë koncert në Kosovë kur do e realizoni, ndoshta një bashkëpunim mes Kosovës dhe Turqisë?

Sinan Siner: Shumë mirë që e hapët këtë temë, unë dëshiroj shumë që të kemi një bashkëpunim Kosovë-Turqi sa i përket muzikës dhe të ketë bashkëpunim mes artistëve shqiptarë dhe turq sa i përket zhanreve të ndryshme të muzikore. Uroj të ndodh./E.H/ Syri Kosova/

\

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco