Përse Rita Ora heshti për marrëdhënien e saj me Taika Waititi-n?

Përse Rita Ora heshti për marrëdhënien e saj me Taika Waititi-n?

18:51, 06/09/2022

Rita Ora sonte do të elektrizojë Tiranën me performancën e saj në Sheshin “Skënderbej”. Mirëpo ajo ka mbajtur edhe një konferencë ku ka folur për karrierën e saj si dhe theksoi se është shumë e privilegjuar që do të performojë para popullit shqiptar.

Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te albumi i saj i ri.

“Po punoj në albumin e ri, po shikoj të lansoj diçka në fillim të vit tjetër. I dua filmat, do të doja të shprehja kreativitetin tim përmes filma, e shoh vetën si një artist 360 gradë, dua që njerëzit të besojnë që mund të bëjë më shumë se një gjë, unë e dua muzikën, gjithmonë do ta dua, por mendoj se kapitulli im i ardhshëm është filmi”, vijoi Rita.

Mirëpo ajo u pyet edhe për jetën private, pas lajmeve që bënë bujë në media ku u tha se ajo u martua me regjisorin Taika Waititi.

 Por Rita vendosi të heshtë dhe të thotë vetëm se është shumë e lumtur.

“Nuk mund të tregoj tani fatkeqësisht, por jam shumë e lumtur vetëm kaq mund të them për këtë”, tha Rita, shkruan Telegrafi

Nga ana tjetër, artistja me famë ndërkombëtare gjithnjë ka thënë se është shumë krenare që është shqiptare dhe kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco