Salma Hayek festoi ditëlindjen dhe vallëzoi me bikini, askush nuk beson për moshen që ka

Salma Hayek festoi ditëlindjen dhe vallëzoi me bikini, askush nuk beson për moshen që ka

20:31, 04/09/2022

Salma Hayek e ka festuar ditëlindjen e 56-të dhe me këtë rast ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video në të cilën kërcen me bikini të kuqe.

“Gëzuar ditëlindjen e 56-të për mua”, ka shkruar ajo në anglisht dhe spanjisht krahas një videoje, ku shfaqet e gëzuar dhe vallëzon nën këngën “Happy Birthday”.

Mbi gjashtë milionë shikime dhe dhjetëra mijëra urime ka marrë aktorja me këtë rast, derisa në listën e atyre që e kanë uruar janë edhe kolegët e njohur, si Anthony Hopkins, Blake Lively e Zoe Saldana.

Ndërkaq, fansat e saj të shumtë e kanë komplimentuar për dukjen që nuk përputhet me moshën e saj.

Në një video tjetër të publikuar në rrjetet sociale, Salma shihet duke festuar nën ritmin e muzikës së mariaçëve.

Ndryshe, që nga viti 2009, aktorja është e martuar me biznesmenin francez François-Henri Pinault, me të cilin ka një vajzë 14-vjeçare, Valentina Paloma Pinault.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco