Personazhe të njohur që reaguan ashpër për tragjedinë në plazhin e Jugut

Personazhe të njohur që reaguan ashpër për tragjedinë në plazhin e Jugut

12:36, 04/08/2022

Ditën e djeshme një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë ku një skaf mori para 7 vjeçaren e cila humbi jetën. Prej ditës së djeshme zia ka pllakosur vendin e janë bërë shumë homazhe në nder të vogëlushes.

Sigurisht që reagimi ka qenë i menjëhershëm edhe nga personazhet e famshëm në rrjetet sociale, ku ndër këta, Olti Curri i ka dhënë tepër zë nëpërmjet postimeve por jo vetëm. Shumë të tjerë si Einxhel Shkira, Arbana Osmani, Orgesa Zaimi, Aulona Musta kanë shkruajtur fjalët e tyre të përzemërta.

Një tragjedi kjo që ka shkaktuar shumë zhurmë, pasi një fëmijë i pafajshëm humbi jetën për shkak të pakujdesisë të dikujt tjetër. Ndonse ky nuk është rasti i pari në këtë sezoni pasi janë plagosur edhe persona të tjerë si shkak o mjeteve lundruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco