Johnny Depp le Amber Heard pa shtëpi

Johnny Depp le Amber Heard pa shtëpi

21:12, 01/08/2022

Amber Heard ka shitur shtëpinë e saj në Yucca Valley në Kaliforni për 1.05 milionë dollarë. Sipas mediave ylli i Aquaman me paratë e fituara nga shitja e shtëpisë do të paguajë dëmshpërblimin që i detyrohet ish-bashkëshortit Johnny Depp pas padisë së tyre për shpifje në fillim të kësaj vere.

Në qershor, Johnny Deep u shpërblye me 15 milionë dollarë dëmshpërblim pasi fitoi gjyqin për pretendimet e abuzimit në familje që Heard i bëri në një shkrim të vitit 2018 për The Washington Post. Por Heard nuk ka rënë asnjëherë dakord me këtë vendim gjykate dhe ka kërkuar ndryshim të vendimit dhe dëmshpërblimi që ajo duhet të paguajë është 8.3 milionë dollarë.

Heard e bleu pronën prej gjashtë hektarësh në vitin 2019 për 570,000 dollarë. E ndërtuar në vitin 2015, shtëpia me tre dhoma gjumi me tre banjo ndodhet rreth 10 milje në perëndim të Parkut Kombëtar Joshua Tree dhe është më shumë se 2,400 metra katrorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco