‘Po nga vetja si do të shpëtoni’/  Einxhel Shkira shpërthen në rrjete sociale

‘Po nga vetja si do të shpëtoni’/ Einxhel Shkira shpërthen në rrjete sociale

13:03, 01/08/2022

Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas zërave që qarkulluan se është në pritje të fëmijës së saj të parë më Dj Dagz.

Gjatë ditës së shtunë lajmi se ajo është shtatzënë u shpërnda me shpejtësi në rrjet.

 

Sipas burimeve për “Prive.al” Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi ish-banorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.

Por moderatorja vendosi të reagojë menjëherë duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

 

Ajo zgjodhi të përgjigjej përmes disa postimeve në Instastory.

Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç Dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.

 

Fragmentet e shkurtra ajo i ka shoqëruar edhe me shkrime që lidhen me lajmet dhe komentet që qarkulluan.

Dhe mesa duket ky reagim i moderatores ka marrë shumë komente, të cilat nuk i kanë pëlqyer aspak.

 

Einxhel nuk e la me kaq dhe dukej se kjo situatë e ka acaruar akoma dhe më shumë ish-banoren.

Nëpërmjet një statusi në InstaStory, Shkira ju drejtua të gjithë atyre personave të cilët i shkruajnë komente nëgative në profilin e saj.

 

“Kjo është hera fundit që do flas për Ju! Jo se jeni të rëndsishëm për mua jo,se oksigjen s’më jepni ju, as mbi shpin s’më mbani as buke s’më jepni…Jeni thjesht njerëz vërdall. Njerëz që i këshilloj të bëjnë diçka me jetën e tyre, të merren me një hobi tjetër vec vjelljes vrer ne IG ndaj njerzve që s’ju lidh asgjë, përveç një butoni që e bëni ‘folloë/unfolloë. Për të mirën tuaj pastroni shpirtin nga kjo energji kaq negative dhe toksike sepse jeni të helmatisur deri në palc. Më kap paniku kur mendoj sa jetë mizerabël mund të ketë dikushqë argëtim ka të komentoj plerllëqe për të tjerët…Ndoshta se kuptoni ose se duhet ta trajtoni, të vizitoheni a të merreni me veten tuaj me veten tuaj ta analizoni çfarë dreqin po ndodh me jetën tuaj.

Pyeteni veten pse po harxhoni minuta jete për të hyrë në profilin tim apo të kujtdo tjetër me zbraz një mal me gjëra sigurisht as i fakton dot por që kur i lexon tregojnë më shumë sa rast i  dëshpëruar jeni ju sesa për personin që po shani… Realisht më vjen keq për ju dhe më dhimbseni por nuk kam kohë tju bëj moral tek e tek as tju shëroj prandaj nga unë keni BLLOK. Po nga vetja si do shpëtoni?! Zoti bëft hajër për ju se njeriu heq dorë!”, shkroi Einxhel.

 

“Dhe për ata që më thonë pse merresh: Sepse kjo jam unë. Sepse unë s’pranoj dot në heshtje t’më kalojnë si maune padrejtsie sipër vetes e mos lëshoj zë, sepse unë flas kur më shqetëson diçka, sepse unë refuzoj të mbaj gojën që mos dukem keq te ju, refuzoj të fsheh zemerimin tim dhe pranoj të tregoj kush jam sepse unë se bëj për t’ju impresionuar juve! Jetoj për qëllime më të larta se aq dhe uroj që veç më lart t’ju shoh të gjithëve. Por mos më kërkoni të jem indiferente kur më bëhen padrejtsi apo kalohet çdo lloj caku sepse nuk e zgjodha këtë lloj jete që të hesht, e aq më pak për t’ju pëlqyer juve”, përfundoi ajo.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco