Fifi prezanton një pjesë të këngës së re, premton se do të lansohet shumë shpejt

Fifi prezanton një pjesë të këngës së re, premton se do të lansohet shumë shpejt

11:21, 31/07/2022

Filloreta Raçi-Fifi është në përgatitje të një tjetër projekti të ri muzikor, për të cilin akoma nuk ka dhënë një datë të saktë publikimi.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.

Ajo shfaqet në një makinë bashkë me partnerin e saj, Adis Patushin, gjersa interpreton një pjesë të kësaj kënge.

“365 shumë shumë shpejt. Varet prej juve se kur dëshironi që ta publikoj këngën”, ka thënë ajo.

“E dua këtë dhe e dua Adis Patushin”, vazhdoi më tej krijuesja e hitit “Diell”.

 

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet me fansat e 28-vjeçares që mezi po presin për këtë prurje muzikore.

 

Krahas kësaj, Fifi është e angazhuar çdo natë me koncerte nëpër vende të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco