Vijon sfilata e 'veshjeve të bukura' të Rita Orës në Paris

Vijon sfilata e 'veshjeve të bukura' të Rita Orës në Paris

16:49, 29/07/2022

Udhëtimi i fundit i Rita Orës në kryeqytetin francez që është i mbushur me asgjë më shumë se me stil dhe elegancë.

Sigurisht në këtë udhëtim në qytetin e dashurisë artistja nuk ndodhet vetëm por me të fejuarin e saj Taika Waititi. Prej andej ajo ka ndarë foto të shumta në rrjetet sociale për t’i mbajtur fansat të update-uar dhe të gjithë u fiksuan me veshjet e Ritës. Një nga veshjet e saj ka qenë edhe një kostum dypjesësh, ngjyrë limoni.

Veshjen ylli i muzikës e kompletoi me një çantë Hermes 20 mijë paund, e cila bënte kontrast me shapkat me gisht që Rita kishte zgjedhur të vishte. Aksesorët e floririt nuk munguan as në këtë paraqitje të Orës.

Autorja e hitit “Let Me Love You” përsa i përket grimit u shfaq natyrale si gjithmonë,me lokët kacurele që i binin mbi supe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco