Pa make-up dhe flokë të rregulluara/ Dua Lipa frymëzon fansat të vishen me shumë stil (FOTO)

Pa make-up dhe flokë të rregulluara/ Dua Lipa frymëzon fansat të vishen me shumë stil (FOTO)

14:59, 21/07/2022

Këngëtarja e famshme me origjinë kosovare, Dua Lipa, nuk zhgënjen asnjëherë kur vjen puna te veshja dhe nëse po kërkoni një frymëzim për daljen e radhës ja ku e keni look-un e saj në Londër.

26-vjeçarja është shfaqur së fundmi e veshur me një xhaketë me krah të të shkurtra portokalli të ndezur me zbukurime dhe me një pjesë të prerë te zona e barkut.

Pa make-up dhe flokë të rregulluara/ Dua Lipa frymëzon fansat

Dua e kombinoi xhaketën, e cila i nxirrte në pah barkun e tonifikuar, me pantallona të zeza të gjera dhe atlete po ashtu të zeza. Lipa i shtoi këtij look-u një çantë të madhe të zezë dhe një palë syze dielli ovale të zeza.

Krijuesja e hitit ‘Physical’ mbante po ashtu një palë vathë të mëdhenj portokalli dhe një sërë unazash ari. Kësaj veshjeje nuk i shtoi asgjë veç natyralitetit: Jo make-up dhe flokë të pastiluar.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco