Pas një dekade, Unikkatil e 'sos' me përfomu në Prishtinë

Pas një dekade, Unikkatil e 'sos' me përfomu në Prishtinë

11:34, 19/07/2022

Pas dhjetë vjetëve sërish do të jetë afër publikut kosovarë reperi i njohur, Unikkatil.

Ai do të performojë në Kosovë më 1 gusht në Klan Arena, kjo në kuadër të projektit të Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovës.

Këtë e bën të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook nga grupi i tij i muzikës ” The Bloody Alboz”.

“A pe djegim apet Prishtinën pas 10 viteve?!”, kanë shkruar në njoftim.

Kosova Fighting Series do të organizojë mbrëmje MMA Fight Night me luftëtarët më të njohur shqiptar dhe ndërkombëtar në këtë sport, ku do të zhvillohen tetë përballje në sportin MMA.

Gjithë kjo do të zhvillohet në ambient të jashtëm prej mbi 10.000 metra katror, ku pjesëmarrës do të jenë mijëra shikues.

Biletat mund të blihen në www.klanarena.com dhe në të gjitha pikat e Artmotion nëpër Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco