Sinan Vllasaliu sjell këngën e re 'Babo'

Sinan Vllasaliu sjell këngën e re 'Babo'

09:21, 19/07/2022

Këngëtari i mirënjohur i skenës muzikore shqiptare, Sinan Vllasaliu, së fundmi ka sjell projektin e ri muzikor.

“Babo” mban titullin kënga e re e artistit, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Ilir Berani dhe Ghulo si dhe për muzikën u përkujdes Granit Gashi.

 

Orkestrimi i këngës ndërkohë u bë nga Alban Furtuna me ‘beat’ të Granit Gashit.

Videoja duhet theksuar se është realizuar nga produksioni i njohur, ‘Bug Production’.

 

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Arkiva Shqip.

Sinani po vazhdon të jetë në stilin e tij muzikor dhe të pëlqehet mjaft shumë nga publiku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco